“Ka ikur koha kur lloj-lloj legenësh e kriminelësh…”- Çështja “Becchetti”, Rama në Kuvend: Do marrë zero lekë nga shteti shqiptar, ato që janë ngrirë do kthehen!

“Ka ikur koha kur lloj-lloj legenësh e kriminelësh…”- Çështja “Becchetti”, Rama në Kuvend: Do marrë zero lekë nga shteti shqiptar, ato që janë ngrirë do kthehen!

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me opozitën në Kuvend, duke përgënjeshtruar pretendimin se biznesmeni italian, Francesco Becchetti do përfitojë 100 milionë euro nga shteti shqiptar, pas vendimit në arbitrazh. Në Kuvend, Rama deklaroi se Becchetti do marrë zero lekë nga shteti shqiptar dhe se do të përballet me drejtësinë. “Meqë më doli emri, një saktësim. Nuk kam thënë nuk e njoh vendimin e arbitrazhit, kam thënë, ai subjekti që e fitoi atë çështje, do marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Pavarësisht se partia juaj tha se ai mori 100 milionë euro, dua t’iu informoj, se ai ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar, si shumë të tjerë, që kur kapen mbas Shqipërisë, padrejtësisht, pastaj për një arsye ose tjetër nuk i shkon mbarë jeta, ai...