“Juventusi fitoi me dy goditje, ndërsa humbja e derbit i sjell fat Interit”

“Juventusi fitoi me dy goditje, ndërsa humbja e derbit i sjell fat Interit”

2 Nëntor 2026 10:52 Alfred Lleshi Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, komentoi fitoren e bardhezinjve ndaj Napolit dhe humbjen e Interit në derbi. “Juventusi tregoi grintë dhe karakter, çka është e rëndësishme, por fitoi me vetëm dy goditje”, – u shpreh Moggi. Për Napolin ishte kritik: “E pashë të panjohshëm si ekip. Humbi nga dy goditje identike, nga rreth 40 metra. E meritoi humbjen ndaj Juventusit, sepse nuk bëri asgjë”. Për gjendjen e skuadrës së Allegrit tha: “I mungojnë lojtarë të rëndësishëm. Dëmtimet e kanë çorganizuar ekipin dhe futbollistët nuk rikthehen në formën optimale. Aktualisht është një skuadër e sëmurë, që nuk të jep më ndjesinë e forcës”. Për Interin dhe Chivu shtoi me ironi: “Humbja e derbit i sjell fat Interit”. Ndërsa për...