Juventusi dhe Napoli përballen sonte, Zhegrova dhe Rrahmani pritet të jenë në fushë

Juventusi dhe Napoli përballen sonte, Zhegrova dhe Rrahmani pritet të jenë në fushë

Juventusi dhe Napoli do të përballen sonte, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Allianz”, në kuadër të javës së dhjetë të kampionatit italian, Serie A. Përballja mes dy skuadrave pritet të sjellë rivalitet dhe emocione, pasi të dyja synojnë pikët e plota për të vazhduar garën në pjesën e sipërme të tabelës. Vëmendje të veçantë në këtë sfidë pritet të kenë edhe dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani. Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, në konferencën e fundit për media ka lënë të hapur mundësinë që Zhegrova të jetë në formacionin titullar, ndërsa konfirmimi pritet të bëhet me publikimin e formacioneve zyrtare. Në anën tjetër, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë në qendër...