Juventus në hall me dëmtimet, bardhezinjtë do të bëjnë një transferim të detyruar

Juventus në hall me dëmtimet, bardhezinjtë do të bëjnë një transferim të detyruar

21 Shtator 2026 19:51 Telesport Dëmtimet po i prishin shumë punë Juventusit këtë sezon. Bardhezinjtë kanë disa lojtarë të dëmtuar momentalisht. Listës i është shtuar së fundmi edhe portieri i dytë, Kamil Grabara, i cili pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Pikërisht për këtë arsye, klubi bardhezi po mendon të bëjë një transferim të menjëhershëm në portë, edhe pse merkato ka kohë që është mbyllur. Sport Mediaset zbulon se Juventus po shqyrton dy portierë që janë për momentin të lirë dhe pa kontratë. I pari është braziliani Neto, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e Juventusit për dy sezone. I dyti është Sergio Rico, ish-portieri i PSG-së.