Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli nuk mund të jetë kurrë thjesht një ndeshje e radhës në kampionat, por këtë herë motivet që e bëjnë atë të veçantë janë të shumta. Në qendër të vëmendjes është kryqëzimi mes Luciano Spalletti-t dhe Massimiliano Allegri-t, dy teknikë që kanë lënë gjurmë pikërisht në pankinat e kundërta, ndonëse ky i fundit do ta ndjekë takimin nga shkallët e stadiumit për shkak pezullimi. Mbi trajnerin Spalletti rëndon ndërkohë hija e Antonio Conte-s dhe një rezultat tjetër përveç fitores, mund të sjellë ndryshime në stol. Mos harrojmë edhe zëvendëstrajnerin Landucci që ritakohet me Spalletti-n pas tensioneve të vitit 2023. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment delikat teksa lundrojnë në mesin e tabelës, shumë larg objektivave të fillimsezonit, çka e kthen këtë 90-minutësh në një...