Justina Shiroka Pula, presidentja katolike në një shtet me shumicë myslimane, një gjest i shkëlqyer kosovar

Justina Shiroka Pula, presidentja katolike në një shtet me shumicë myslimane, një gjest i shkëlqyer kosovar

Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës presidente e Kosovës është një zhvillim me rëndësi politike dhe një mesazh me vlerë për shoqërinë shqiptare në të dyja anët e kufirit. Me 81 vota, pas një marrëveshjeje të minutës së fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi arriti të zgjedhë kreun e shtetit në një moment kur vendi rrezikonte të përballej përsëri me zgjedhje të parakohshme. Marrëveshja tregoi se, edhe pas përplasjesh të forta, politika mund të gjejë një rrugë bashkëpunimi. Kur ekziston vullneti, kundërshtarët mund të ulen, të negociojnë dhe të marrin vendime. Kjo është përgjegjësia për të cilën qytetarët i dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Zgjedhja e Shiroka Pulës mbart një simbolikë të veçantë. Në Kosovën me shumicë të madhe myslimane, në...