Jorge Luis Borges: Borhesi dhe unë

Jorge Luis Borges: Borhesi dhe unë

Jorge Luis Borges Tjetrit, Borhesit, atij i lindin idetë. Unë eci nëpër Buenos Aires dhe vonohem, ndoshta mekanikisht, për të këqyrur harkun e një oborri dhe portën me kangjella; për Borhesin marr lajme me postë dhe e shoh emrin e tij në një treshe profesorësh apo në një fjalor biografik. Më pëlqejnë orët e rërës, hartat, tipografia e shekullit XVII, etimologjitë, shija e kafesë dhe proza e Stevensonit; edhe tjetri ndan të njëjtat shije, por në një mënyrë sqimatare që i shndërron ato në cilësi të një aktori. Do të ishte e tepruar të thuhet se marrëdhënia jonë është armiqësore; unë jetoj, unë e lejoj veten të jetoj që Borhesi të mundë të trillojë letërsinë e tij dhe kjo letërsi më përligj. Nuk më kushton...