Vietnami zgjedh këngën që do ta përfaqësojë në Eurovision Asia

Vietnami zgjedh këngën që do ta përfaqësojë në Eurovision Asia

Vietnami ka përzgjedhur këngën me të cilën do të bëjë debutimin në Eurovision Song Contest Asia. Këngëtarja Tóc Tiên do të ngjitet në skenën e Eurovision Asia në Bangkok më 14 nëntor, me këngën EM TIÊN. Kënga u përzgjodh përmes programit kombëtar The Sound of Vietnam, ku Tóc Tiên bashkëpunoi me pesë ekipe krijuese, duke sjellë pesë këngë të ndryshme për përzgjedhjen e përfaqësueses së Vietnamit. Për këngën që do të udhëtonte drejt Bangkokut votuan shikues nga Vietnami dhe pjesë të tjera të botës. Rezultati u përcaktua nga tri burime: juria profesionale kontribuoi me 40 për qind të pikëve, votat e publikut në Vietnam me 40 për qind, ndërsa 20 për qind erdhën nga votimi ndërkombëtar Rest of the World. Në përfundim, EM TIÊN u...