
Opsioni i iPhone e Android që shkarkon fshehtësisht baterinë tuaj
Modaliteti i sfondit të errët, i njohur ndryshe si ‘night mode’ ose ‘dark mode’, ul intensitetin e ngjyrave, bën tekstin e bardhë dhe sfondin e zi.
Kjo mund të jetë e mirë për sytë tuaj por me sa duket nuk është kështu për baterinë e telefonit.
Të gjithë celularët si Apple, Android, laptopët apo faqet e internetit kanë nisur të ofrojnë ‘dark mode’ ose modalitet errësire për përdoruesit.
Por megjithëse shumë besojnë se ulja e dritës mud të kursejë jetën e baterisë, studiuesit thonë se nuk është saktësisht kështu.
Shumë celularë përdorin ekranë të tipit OLED, ku çdo ‘pixel’ përbërës ndizet në mënyrë individuale.
Kur paneli shfaq ngjyrën e bardhë të gjithë pikselët janë të ndezur, duke konsumuar energji. Pamja më e errët kërkon më pak energji për shfaqjen e saj.
Pra megjithëse modaliteti i errësirë redukton në dukje konsumin e energjisë së baterisë, shumë përdorues rrisin nivelin e përgjithshëm të ndriçimit të ekranit për ta kompensuar këtë.
Rrjedhimisht ata harxhojnë më shumë energji nga sa do të harxhonin sikur të mos kishin aktivizuar ‘dark mode’.
Prandaj në vend të këtij opsioni ekspertët sugjerojnë kursimin e baterisë me anë të mbajtjes sa më të ulët të nivelit të ndriçimit.
Opsioni i errësirës është një teknologji relativisht e re prandaj jo të gjitha faktet janë të sigurta për të. Sytë e njeriu duhet të punojnë më shumë në një sfond të errët, dhe kjo sjell lodhje, ndërsa drita blu që prodhojnë ekranet e celularëve shton në mënyrë drastike vëmendjen por është e dëmshme natën pasi trazon ciklet e gjumit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi