Kina zhvillon kamerën spiune më të fuqishme: Kap imazhe nga 100 KM Larg

Kina zhvillon kamerën spiune më të fuqishme: Kap imazhe nga 100 KM Larg

Kina ka shënuar një arritje të madhe në teknologjinë e imazherisë optike me zhvillimin e kamerës spiune më të fuqishme në botë. Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve të Informacionit Hapësinor Ajror të Akademisë Kineze të Shkencave kanë krijuar një pajisje që mund të kapë imazhe me një cilësi dhe saktësi të jashtëzakonshme, duke arritur objekte në një distancë prej mbi 100 kilometrash.
Sipas një studimi të publikuar në revistën prestigjioze Chinese Journal of Lasers, kjo teknologji e re e tejkalon performancën e kamerave spiune dhe teleskopëve ekzistues deri në 100 herë. Ky avancim do të ketë një ndikim të madh në fushën e mbikëqyrjes dhe vëzhgimit hapësinor, duke ofruar detaje të një precizioni të rrallë për analizat nga satelitët.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente