
Arrestohet për trafik kokaine ish-ylli i Interit dhe Romës
Ish-futbollisti i famshëm belg dhe ish-ylli i Interit dhe Romës, Radja Nainggolan, është arrestuar në kuadër të një hetimi për trafikimin ndërkombëtar të kokainës.
36-vjeçari ishte një nga disa të dyshuarit e ndaluar nga policia belge të hënën në mëngjes, pas një sërë bastisjesh të kryera në mbarë vendin.
Sipas një deklarate të Prokurorisë së Brukselit, “hetimi lidhet me importimin e dyshuar të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, përmes portit të Antwerpit, dhe shpërndarjen e saj në Belgjikë”.
Deri më tani, nuk janë dhënë më shumë detaje për publikun.
Ky arrestim ndodhi vetëm gjashtë ditë pasi Nainggolan doli nga pensionimi për të firmosur me Lokeren, një ekip në kategorinë e dytë belge. Ai shënoi gol në debutimin e tij, duke siguruar një pikë në barazimin 1-1 kundër K. Lierse.
I lindur në Antwerp, mesfushori kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, duke luajtur për Romën dhe Interin. Nga viti 2009 deri në 2018, ai realizoi 30 paraqitje me kombëtaren belge dhe shënoi 6 gola.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi