Jonida Vokshi largohet nga BBVK5, kush do t’i bëhet krah Alaudin Hamitit?
“Big Brother VIP Kosova 5” pritet të vijë me një ndryshim të rëndësishëm në moderim. Pas katër edicionesh në krye të spektaklit, Jonida Vokshi ka njoftuar se këtë sezon nuk do të jetë pjesë e formatit. Largimi i saj ka hapur menjëherë diskutimin se kush do t’i bashkohet Alaudin Hamitit në drejtimin e edicionit të pestë. Ky i fundit ka vijuar të publikojë detaje nga përgatitjet për BBVK5, duke lënë të kuptohet se do të jetë sërish në krye të spektaklit. Pikëpyetja tashmë lidhet me personin që do të zërë vendin e lënë bosh nga Jonida: nëse produksioni do të zgjedhë sërish një moderatore përkrah Alaudinit apo këtë herë do të ndryshojë formulën. Disa detaje për atë që po diskutohet ka dhënë gazetari Agon Rexhepi...
Burimi:
ntv.al