Johnny Depp refuzoi rolin në “Titanik”, pavarësisht se parashikoi suksesin e filmit
11 November, 2026 - 16:03 Aktori i njohur Johnny Depp ishte ndër emrat e parë të konsideruar për rolin e Jack Dawson në filmin legjendar “Titanik”, por vendosi të tërhiqej nga projekti pasi pati vështirësi të përfundonte leximin e skenarit. Roli që më vonë e bëri të famshëm Leonardo DiCaprio-n iu ofrua fillimisht Depp-it, rreth një vit para premierës së filmit të regjisorit James Cameron. Në një intervistë të mëvonshme, aktori tregoi se leximi i skenarit prej rreth 15 faqesh ishte një përvojë e vështirë për të. “E pata të vështirë të lexoja rreth 15 faqe të skenarit për ‘Titanikun’. Ishte e tmerrshme. Dua të them, nuk mund ta duroja”, kishte deklaruar Depp. Megjithatë, pavarësisht se nuk u bind nga skenari, ai kishte parashikuar se...
Burimi:
kultplus.com