John Milton, poeti anglez që mbrojti lirinë e shprehjes

John Milton, poeti anglez që mbrojti lirinë e shprehjes

Më 8 nëntor të vitit 1674, ka vdekur John Milton, një nga poetët dhe shkrimtarët më të rëndësishëm anglezë, i njohur për kontributin e tij në letërsinë dhe mendimin politik. Milton u bë i njohur veçanërisht për poemën epike “Paradise Lost” (Parajsa e Humbur), botuar më 1667, në të cilën trajtohet rënia e njeriut, tundimi i Adamit dhe Evës nga Satani dhe dëbimi i tyre nga Kopshti i Edenit. Kjo vepër e vendosi atë ndër emrat më të rëndësishëm të letërsisë angleze. Një tjetër vepër e njohur e tij është “Areopagitica”, botuar më 1644, përmes së cilës kundërshtoi censurën paraprake dhe mbrojti lirinë e fjalës dhe të shtypit. Përveç krijimtarisë letrare, Milton shërbeu edhe si zyrtar në administratën e Commonwealth-it të Anglisë, gjatë periudhës së...