John Lennon, muzikanti që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës
John Lennon, një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, lindi më 9 tetor 1940 në Liverpool të Anglisë. Ai u bë i famshëm si bashkëthemelues, vokalist dhe kitarist i grupit legjendar “The Beatles”, duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e muzikës moderne. Së bashku me Paul McCartney, Lennon krijoi një nga partneritetet më të suksesshme të kompozimit në historinë e muzikës. Gjatë viteve 1960, “The Beatles” arritën famë ndërkombëtare me këngët dhe albumet e tyre, duke u shndërruar në një fenomen kulturor. Pas ndarjes së grupit në vitin 1970, Lennon vazhdoi karrierën si artist solo. Ndër këngët e tij më të njohura janë “Imagine”, “Give Peace a Chance”, “Instant Karma!” dhe “Happy Xmas (War Is Over)”. Përmes muzikës së tij, ai trajtoi tema si...
Burimi:
kultplus.com