João Pedro mesazh Ancelotti: Po bëj detyrën time, me vullnetin e Zotit do të jem sërish në kombëtare
João Pedro po kërkon të “mbajë ritmin” pas një nisjeje të fortë të sezonit me Chelsea për të fituar një vend të rregullt në kombëtaren e Brazilit të Carlo Ancelotti. Italiani ishte në tribunat në “Stamford Bridge” të dielën për të parë João Pedro, i cili ishte titullar dhe shënoi në fitoren 4-3 të Chelsea ndaj Brighton. João Pedro, i cili u la jashtë skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës, me Ancelotti që zgjodhi të merrte sulmues më me përvojë, ka dy gola dhe dy asiste në dy ndeshje të Premier League këtë sezon. “Përpiqem të bëj punën time pavarësisht se kush po më shikon,” tha João Pedro. Më tej, 24-vjeçari tha: “Gjithmonë synoj të ruaj një standard të lartë. Sa i përket ekipit...
Burimi:
telesport.al