”Jo bashkimit me Librazhdin”, banorët e Prrenjasit përballen me deputetin Olsi Komici
Dëgjesa publike për Reformën Territoriale në Prrenjas u shoqërua me debate të forta mes banorëve dhe deputetit të Partisë Socialiste, Olsi Komici. Qytetarët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj propozimit për bashkimin e Prrenjasit me Librazhdin, duke ngritur shqetësime për largimin e shërbimeve dhe pasojat që një ndryshim i tillë mund të ketë për komunitetin. Gjatë takimit, banorët kërkuan llogari nga deputeti Komici, duke e akuzuar se nuk ka mbrojtur interesat e tyre dhe nuk ka dëgjuar shqetësimet e komunitetit. “Vallen e Rajcës, si e keni quajtur? Pallatin e Kulturës si i quani? Kështu shuhet kultura. Librazhdi na i ka marrë të gjitha resurset. Jeni mësuar të flisni e të bëni ç’të doni. Jam qytetar i Prrenjasit e nuk na ofendoni dot. Vota këtu nuk merrni...
Burimi:
kohajone.com