“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë largimin e drejtorit pasi pushoi nga puna mësuesin e Historisë

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë largimin e drejtorit pasi pushoi nga puna mësuesin e Historisë

Nxënësit e Shkollës së Mesme “25 Maji” në Tuz të Malit të Zi, kanë kërkuar dorëheqjen e Drejtorit të institucionit, pasi e konsideruan të padrejtë vendimin e tij për largimin nga detyra të profesorit të historisë, Mark Juncaj. “Nën thirrjen “Jepe dorëheqjen”, nxënësit kaën kërkaur largimin e drejtorit Sehad Lulanaj. Protesta e nxënësve është shoqëruar me mesazhe mbështetjeje nga komuniteti, ku është vlerësuar qëndrimi i tyre dhe vendosmëria për të kërkuar të drejtat që ata konsiderojnë se u janë cenuar. Gjatë ditës së sotme, drejtori i shkollës anuloi vendimin e shkarkimit të profesorit, por të rinjtë nuk kanë hequr dorë nga protesta duke fituar admirim dhe në komunitetin shqiptar të Tuzit. “Duhet të jemi krenarë me këta nxënës, të cilët po tregojnë guxim, qytetari dhe...