Jep dorëheqjen drejtori i FSDKSH, Ilir Topi, zëvendësohet nga Suela Popa, bashkëshortja e Vangjel Tavos

Jep dorëheqjen drejtori i FSDKSH, Ilir Topi, zëvendësohet nga Suela Popa, bashkëshortja e Vangjel Tavos

Ilir Topi dhe Suela Tavo TIRANË-Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka dhënë dorëheqjen. Sot në orën 09:00 është firmosur me Këshillin Administrativ procedura për largimin e tij. Në vend të tij është emëruar Suela Tavo (Popa). Kjo e fundit është bashkëshortja e Vangjel Tavos, kryetarit të Bashkisë Himarë. Suela Tavo ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural gjatë viteve 2013-2017.