”Jemi të shqetësuar”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: Shmangia e dhunës është përgjegjësi e përbashkët
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar mbi situatën e tensionuar në vend, për shkak të protestave të dhunshme që po zhvillohen për të gjashtën ditë kundër qeverisë. KMSH ka shprehur shqetësimin për çdo situatë që mund të cenojë paqen sociale, sigurinë dhe bashkëjetesën mes qytetarëve. Deklarata e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që po zhvillohen, duke shprehur shqetësimin për çdo situatë që mund të cenojë paqen sociale, sigurinë dhe bashkëjetesën mes qytetarëve. Ne besojmë se e drejta për t’u shprehur, për të protestuar dhe për të kërkuar llogaridhënie është pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore, ndërsa ruajtja e paqes, respekti ndaj tjetrit dhe shmangia e çdo forme dhune janë përgjegjësi...
Burimi:
kohajone.com