“Jemi me ju!”/ Bizneset ulin qepenat, mesazh për studentët

“Jemi me ju!”/ Bizneset ulin qepenat, mesazh për studentët

Një pjesë e bizneseve private në Tiranë kanë ulur qepenat gjatë marshimit të protestuesve drejt Kryeministrisë, duke shprehur solidaritet me qytetarët që janë bashkuar në protestë. Sipas pamjeve të publikuara, disa prej bizneseve përgjatë itinerarit të marshimit kanë ndërprerë përkohësisht aktivitetin e tyre, ndërsa turma lëvizte drejt godinës së Kryeministrisë. Përmes këtij veprimi, pronarët dhe punonjësit e bizneseve kanë përcjellë një mesazh mbështetjeje për protestuesit: “Jemi me ju!”. Gjesti vjen në një kohë kur protestat në kryeqytet vijojnë prej disa ditësh, me pjesëmarrjen e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, nuk ka të dhëna të plota se sa biznese kanë ndërprerë aktivitetin apo nëse ky veprim është koordinuar mes tyre. Pamjet tregojnë mbështetjen e shprehur nga disa subjekte përgjatë...