Jehona “Eternale” e poezisë së Rrahman Paçarizit         

Jehona “Eternale” e poezisë së Rrahman Paçarizit         

Vëllimi poetik “Eternale” i Rrahman Paçarizit, (Shtëpia botuese AAB, 2025) është një përmbledhje që lexuesit i prezantohet si një tjetër sprovë letrare e autorit, të njohur më tepër për kontributet e tij në studimet linguistike e albanologjike. Por, me të hyrë në botën poetike të “Eternales” kupton që kjo përmbledhje është një gjakim ontologjik, që nis me kërkimin e ethshëm të vargut absolut dhe përfundon me heshtjen e dritave të fikura të një oborri të zbrazët. Përmes pesë cikleve kryesore të këtij vëllimi poetik, uni lirik ka mëtuar të ngrejë një urë komunikimi, bukur sfiduese, mes të përkohshmes sonë, shpeshherë absurde dhe së përhershmes (eternales) ideale. Nga Elsa Skënderi Po si mundemi ne, me perceptim e njohje të kufizuara në kohë e në hapësirë të...