Java Kulturore Spanjolle sjell në Tiranë filmin e vlerësuar “Një shtëpi në flakë”

Java Kulturore Spanjolle sjell në Tiranë filmin e vlerësuar “Një shtëpi në flakë”

11 November, 2026 - 17:26 Kinematografia spanjolle, e njohur për rrëfimet origjinale dhe aftësinë për të ndërthurur humorin me dramën njerëzore, vjen në vëmendjen e publikut shqiptar në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle. Në kuadër të kësaj jave, do të shfaqet filmi “Një shtëpi në flakë” (Casa en flames), me regji të Dani de la Orden, një prodhim që sjell në ekran marrëdhëniet familjare, pritshmëritë dhe kontradiktat njerëzore përmes një rrëfimi sa humoristik, aq edhe emocional. Filmi ndjek historinë e Montses, e cila mezi pret të bashkojë familjen për një fundjavë në shtëpinë e saj në Cadaqués, në Costa Brava. E divorcuar prej kohësh, me ish-bashkëshortin që ka nisur një jetë të re dhe fëmijët tashmë të rritur e të përqendruar në botën e tyre,...