Java Kulturore Gjermane sjell pesë ditë aktivitetesh në Tiranë
Tirana do të jetë nikoqire e Javës Kulturore Gjermane 2026, e cila do të zhvillohet nga 2 deri më 6 tetor me një program që përfshin muzikë elektronike, art bashkëkohor, ekspozita, tradita dhe gastronominë gjermane. Lajmi është bërë i ditur nga ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar për programin pesëditor të kësaj jave kulturore. “Nga data 2 deri më 6 tetor, Java Kulturore Gjermane 2026 sjell në Tiranë pesë ditë me muzikë elektronike, art bashkëkohor, ekspozita, tradita dhe shije të gastronomisë gjermane”, ka shkruar Gonxhja. Në të njëjtin postim, ministri ka ftuar publikun të ndjekë programin e aktiviteteve dhe të bëhet pjesë e tyre. “Na ndiqni për të zbuluar programin dhe për t’u bërë pjesë e aktiviteteve!”, përfundon njoftimi....
Burimi:
kultplus.com