Java e gjykimit në Superiore/ Tirana, Bylis, Vora dhe Teuta mes ankthit dhe shpresës në 90 minuta e fundit

Java e gjykimit në Superiore/ Tirana, Bylis, Vora dhe Teuta mes ankthit dhe shpresës në 90 minuta e fundit

Sot në orën 16:00, kampionati i Abissnet Superiore mban frymën. Nëntëdhjetë minutat e javës së 36-të dhe të fundit, do të vulosin gjithçka në luftën e ashpër për mbijetesë. Me Flamurtarin tashmë jashtë ekuacioneve, katër skuadra luajnë fatin e një sezoni në fije të perit. Tirana dhe Bylisi ndajnë kuotën e 41 pikëve, të ndjekura nga Vora dhe Teuta me nga 39. Por nëse e diela mbyllet me barazim pikësh mes dy apo më shumë skuadrave, llogaritë nuk nisin nga golavarazhi i përgjithshëm. Rregullorja flet qartë: kriteri i parë do të jenë përballjet direkte. Pikët, diferenca e golave dhe golat e shënuar mes vetë skuadrave të përfshira do të bëjnë ndarjen e madhe, duke e bërë matematikën e kësaj jave edhe më dramatike. Kryefjala e...