Java e dytë e bojkotit në Universitetin ‘Fan S. Noli’, studentët vijojnë protestën
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë vijojnë bojkotin e mësimit, tashmë në javën e dytë të protestës. Në ditët e para, ata dolën në rrugët kryesore të qytetit me pankarta dhe thirrje për më shumë të drejta, duke kërkuar ndryshime dhe duke shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë. Në mbështetje të studentëve u rreshtuan edhe disa pedagogë të universitetit, të cilët iu bashkuan protestës në shenjë solidariteti me kërkesat e tyre. Pas mbledhjeve të Këshillit Studentor, studentët vendosën të vijojnë bojkotin e procesit mësimor, duke e konsideruar atë një formë reagimi dhe mbështetjeje për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Ndërsa lëvizja studentore vijon në kryeqytet, edhe studentët e Korçës mbeten të angazhuar në këtë formë proteste.
Burimi:
syri.net