Janusz Olejniczak, një jetë kushtuar tingujve të Chopin-it

Janusz Olejniczak, një jetë kushtuar tingujve të Chopin-it

Pianisti polak Janusz Olejniczak, një nga interpretuesit e njohur të muzikës së Frédéric Chopin-it, ndërtoi një karrierë ndërkombëtare që ndërthurte interpretimin klasik, mësimdhënien dhe kinemanë. I vlerësuar për interpretimet e tij të veprave të kompozitorit polak, ai la gjurmë si në skenat e koncerteve, ashtu edhe në filma që i kushtohen botës së muzikës. I lindur më 2 tetor 1952 në Wrocław të Polonisë, Olejniczak nisi të luante piano në moshën gjashtëvjeçare. Pas shpërnguljes së familjes në Varshavë, ai vazhdoi formimin muzikor nën drejtimin e disa pedagogëve të njohur, përpara se të thellonte studimet në Paris dhe në Gjermani. Në vitin 1970, ai u rendit i gjashti në Konkursin e VIII Ndërkombëtar të Pianos Chopin në Varshavë, një rezultat që shënoi një nga hapat e...