“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

“Janë çështje të brendshme”- Ambasadori i ri i Izraelit: Nuk ndërhyjmë në protestat në Shqipëri!

Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, gjatë një interviste ekskluzive në Euronews për gazetarin Thimi Samarxhi. Ambasadori theksoi se kjo nuk është çështje që i takon atij apo Izraelit. “Si ambasador, kjo nuk është puna ime. Nuk është kurrsesi punë e Izraelit. Megjithatë, si një izraelit që vjen këtu për herë të parë, ju keni një qytet shumë të bukur, të rrethuar nga male shumë të bukura, dhe të vish të shohësh ndërtesa të djegura të shkakton keqardhje. Kur po ecja në Tiranë, ishte për të ardhur keq të shihje disa nga pasojat e protestave, përfshirë ndërtesat e djegura. Më shkakton keqardhje, edhe pse nuk është puna ime. Është diçka që më bën të...