‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë
Franc Çopja dhe Ervis Çela TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga mënyra si funksiononte grupi Çopja-Çela. Në komunikimet e zbardhura në Sky Ecc zbërthehen lidhjet ndërkombëtare, dyshime për korruptimin e zyrtarëve të lartë në Paraguai dhe bashkëpunime për sigurimin e ngarkesave të mëdha të drogës drejt Europës. Nga zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, Ervis Çela, nga Peqini, dyshohet se gjatë qëndrimit në Paraguai kishte arritur të krijonte lidhje me zyrtarë të lartë të autoriteteve vendase, me qëllim lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Në një prej bisedave me Franc Copjan, Ervisi pretendon se gëzonte mbrojtjen e autoriteteve paraguajane, duke deklaruar: “Jam i mbrojtur me shtet këtu… Nuk e kam hall fare këtu… Komandantin e përgjithshëm të policisë i jap rrogë mujore…...
Burimi:
zeri.ai