Izrael/ Pjesëmarrja në votime më e larta që nga viti 1973, Netanyahu: Po përpiqen të na vjedhin zgjedhjet
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur në 44,9% deri në orën 14:00, niveli më i lartë në këtë orar që nga viti 1973. Mbi 3 milionë qytetarë kanë votuar për parlamentin me 120 vende, në zgjedhjet e para pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023. Kryeministri Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje mbështetësve të partisë Likud të votojnë masivisht, duke pretenduar se po tentohet të manipulohen zgjedhjet. Akuza këto që janë kundërshtuar nga partia opozitare Yashar, e drejtuar nga Gadi Eisenkot, e cila e akuzon Netanyahun se po përgatit terrenin për të kundërshtuar rezultatin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se nuk ka prova për manipulime sistematike, ndërsa denoncimet për raste të veçanta po shqyrtohen. Zgjedhjet konsiderohen një provë e rëndësishme për...
Burimi:
kohajone.com