Italia në shënjestër të hakerëve, emra politikanësh dhe prokurorësh publikohen në ‘dark web’!
Nga alarmet për bomba në avionë e shkolla, te sulmet kibernetike ndaj supermarketeve dhe institucioneve. Italia po përballet me një seri kërcënimesh, ndërsa një grup hakerësh prorusë ka vënë në shënjestër edhe ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani. Një listë me 18 emra politikanësh, prokurorësh, drejtuesish policie, ekspertësh të sigurisë kibernetike dhe gazetarësh është publikuar në “dark web” nga grupi i hakerëve prorusë NoName057(16). Dark Web është pjesa e fshehtë e internetit, që nuk gjendet përmes motorëve të zakonshëm të kërkimit si Google dhe ku zhvillohen edhe aktivitete të paligjshme Hakerët jo vetëm kanë shpërndarë informacione personale për ta, por ofrojnë edhe para për këdo që siguron të dhëna të tjera, përfshirë adresat e banimit, numrat e telefonit dhe informacionet për familjarët. Mes personave të shënjestruar...
Burimi:
syri.net