Italia në grevë 24-orëshe, protesta në mbi 100 qytete kundër ligjit të buxhetit
Italia është përfshirë këtë të premte në një mobilizim kombëtar, me grevë të përgjithshme 24-orëshe dhe protesta në mbi 100 qytete, së cilës do t’ i bashkohen edhe studentët. Greva, e thirrur nga CGIL (Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës) dhe sindikatat e bazës COBAS, prek sektorin publik dhe privat, ndërsa pritet të shkaktojë probleme në transport, shkolla, administratë, shëndetësi dhe industri. Protesta zhvillohet kundër projektligjit të buxhetit, pasi sindikatat kërkojnë masa konkrete për mbrojtjen e fuqisë blerëse të pagave dhe pensioneve, rinovimin e kontratave, kompensimin e humbjeve nga taksimi mbi të ardhurat dhe më shumë fonde për shëndetësinë dhe arsimin publik. Sindikatat kundërshtojnë gjithashtu rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe pasigurinë në tregun e punës. Protestat do të mbahen në disa prej qyteteve kryesore të...
Burimi:
javanews.al