Italia lehtëson barrën tatimore dhe heq taksën e automjeteve për makinat e vogla e të mesme
Qeveria italiane ka njoftuar heqjen e taksës së automjeteve për makinat e vogla dhe të mesme dhe motoçikletat, si pjesë e përpjekjeve për të ulur barrën tatimore të qytetarëve. “Sot, në Këshillin e Ministrave, miratuam heqjen e taksës së automjeteve për makinat me fuqi të vogël dhe të mesme, deri në 80 kW dhe për motoçikletat, me përjashtimin nga taksa që zbatohet për një automjet për çdo qytetar”, njoftoi kryeministrja Giorgia Meloni në rrjetin social amerikan X. Ajo riafirmoi se qeveria kishte zgjedhur të shndërronte një pjesë të burimeve të përdorura deri më tani për të përballuar çmimet e larta të karburanteve “në një masë të thjeshtë dhe strukturore”, që synon kryesisht ata që përdorin shpesh makina dhe motoçikleta në jetën e përditshme. “Një zgjedhje...
Burimi:
javanews.al