Itali/ Vrau nënën e tij me thikë, 21-vjeçari shqiptar shtrohet në psikiatri

Itali/ Vrau nënën e tij me thikë, 21-vjeçari shqiptar shtrohet në psikiatri

21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani, i cili vrau nënën e tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, më 3 nëntor në Itali, po qëndron i shtruar në repartin psikiatrik, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. I riu nuk është transferuar në burg pas arrestimit, pasi gjendja e tij psikologjike ka kërkuar trajtim të specializuar. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se pasi i mori jetën nënës së tij, kishte tentuar t’i jepte fund edhe jetës së vet. Sipas mediave italiane, përgjigjet e 21-vjeçarit kanë qenë konfuze dhe kanë dëshmuar paqëndrueshmëri në komunikim. Për këtë arsye, gjykata ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse masa e arrestit në burg do të vijojë. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën ku nënë e bir jetonin së bashku, në...