Itali/ Prokuroria kërkon gjykim të menjëhershëm për shqiptarin, polici vdiq gjatë ndjekjes

Itali/ Prokuroria kërkon gjykim të menjëhershëm për shqiptarin, polici vdiq gjatë ndjekjes

Prokuroria e Milanos ka kërkuar gjykim të menjëhershëm për 26-vjeçarin shqiptar Genti Berisha, i akuzuar në lidhje me vdekjen e policit lokal Francesco Imprezzabile gjatë një ndjekjeje me automjete. Ngjarja ndodhi në qershor në zonën e Milanos. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Berisha drejtonte një SUV me qira dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Pas kësaj nisi një ndjekje me shpejtësi të lartë, e cila sipas raportimeve të mediave italiane arriti deri në rreth 180 km/h. Gjatë ndjekjes, polici 39-vjeçar Francesco Imprezzabile, i cili po ndiqte automjetin me motor, u rrëzua dhe humbi jetën. Berisha akuzohet sipas legjislacionit italian për vdekjen si pasojë e një vepre tjetër penale. Kërkesa e Prokurorisë për gjykim të menjëhershëm synon kalimin e çështjes drejt gjykimit...