Itali – 355 milionë euro pasuri të sekuestruara në Bari: Gjurma e parasë shkon deri në Shqipëri
Nga Alba Kepi/ Bilanci trevjeçar i Prokurorisë së Barit dhe Guardia di Finanza-s dokumenton mbi 355 milionë euro pasuri të sekuestruara. Dy hetime të rëndësishme të DIA-s me autoritetet shqiptare tregojnë se gjurmët e trafikut të drogës dhe parave kalojnë në të dyja anët e Adriatikut. Mbi 355 milionë euro pasuri janë sekuestruar në periudhën gusht 2023–gusht 2026 nga autoritetet e Barit, në kuadër të hetimeve paraprake dhe procedurave të parandalimit. Bilanci trevjeçar u publikua më 2 shtator 2026 nga Prokuroria e Republikës së Barit dhe Guardia di Finanza. Sipas raportit, 162.4 milionë euro lidhen me mashtrime fiskale dhe dëmtim të financave publike, përfshirë evazionin e TVSH-së, përdorimin e parregullt të kredive tatimore dhe mashtrimet me bonuset e ndërtimit. Rreth 19.7 milionë euro janë sekuestruar...
Burimi:
syri.net