Islanda i tha jo BE-së, reagon Brukseli: Respektojmë zgjedhjen e popullit islandez
Komisioni Evropian ka deklaruar se respekton zgjedhjen e popullit islandez, pas rezultatit të referendumit të zhvilluar të shtunën në Islandë. Në referendum, qytetarët u pyetën nëse vendi duhet të rifillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.Lexo edhe :Related Posts 52.8% votuan kundër, ndërsa 47.2% në favor të rifillimit të negociatave, sipas rezultateve përfundimtare zyrtare të publikuara nga televizioni publik islandez RÚV. Rezultati përbën një goditje për Brukselin, i cili do ta mirëpriste kandidaturën e Islandës, një vend i pasur i Atlantikut të Veriut. Një zëdhënës i Komisionit Evropian deklaroi se, pavarësisht rezultatit të referendumit, Islanda mbetet një partner i ngushtë i Bashkimit Evropian.
Burimi:
vizionplus.tv