ISHP ngre alarmin për infeksionet respiratore, 11 mijë raste në javë dhe rikthehet A(H1N1)

ISHP ngre alarmin për infeksionet respiratore, 11 mijë raste në javë dhe rikthehet A(H1N1)

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Rastet me infeksione respiratore po shtohen në Shqipëri, ku krahas COVID-19 ka nisur të qarkullojë edhe virusi i gripit A(H1N1). Sipas të dhënave të raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në vend regjistrohen rreth 11 mijë raste me infeksione respiratore në javë. ISHP ka identifikuar rastet e para të gripit për këtë sezon, ndërsa rritja e infektimeve përfshin si infeksionet e rrugëve të sipërme, ashtu edhe ato të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Qarkullimi i njëkohshëm i disa viruseve respiratore e bën më të vështirë dallimin e tyre vetëm nga simptomat, pasi shenjat mund të jenë të ngjashme. Për këtë arsye, identifikimi i virusit mund të kërkojë vlerësim mjekësor dhe, kur është e nevojshme, testim. Në kushtet e përhapjes së virozave,...