ISHIN PRISHUR PREJ KOHESH/ ANALISTI: RAMA U TREGUA NAIV ME VUÇIÇIN, RA NE KURTH

ISHIN PRISHUR PREJ KOHESH/ ANALISTI: RAMA U TREGUA NAIV ME VUÇIÇIN, RA NE KURTH

Analisti dhe eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka kritikuar ashpër zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama për t’i besuar presidentit serb Aleksandar Vuçiç në projektin e Ballkanit të Hapur. Sipas tij, nisma që u prezantua si një mundësi për bashkëpunim rajonal përfundoi në dështim, ndërsa Vuçiçi, sipas vlerësimit të Kullës, e përdori këtë projekt për interesa të politikës së brendshme serbe. Kulla u ndal te marrëdhëniet mes Ramës dhe Vuçiçit, zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe reagimet e disa figurave socialiste në Tiranë. Ai argumentoi se kryeministri shqiptar mund të jetë distancuar nga presidenti serb prej disa vitesh, pasi, sipas tij, kishte kuptuar se nisma të tilla si Ballkani i Hapur dhe diskutimet për ndryshimin e kufijve shërbenin edhe për llogari të brendshme politike në...