Ish-zv.kryeministrja socialiste thirrje politikës: Merrni përgjegjësi për krizën

Ish-zv.kryeministrja socialiste thirrje politikës: Merrni përgjegjësi për krizën

Ish-zëvendëskryeministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar për protestat që prej katër ditësh po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë thirrje drejtuesve politikë të marrin përgjegjësi dhe të angazhohen për një zgjidhje përmes dialogut. Në një mesazh të publikuar më 16 tetor, Meksi thekson se kërkesa e protestuesve për largimin e kryeministrit Edi Rama nuk duhet të shpërfillet, por të trajtohet përmes përgjegjësisë politike dhe procedurave demokratike. Ajo nënvizon se situata kërkon reflektim dhe vendimmarrje serioze, në një kohë kur pakënaqësia qytetare është bërë e dukshme. Duke iu referuar përvojës së saj shumëvjeçare në politikë dhe angazhimit në OSBE, Meksi argumenton se stabiliteti nuk mund të garantohet duke heshtur pakënaqësitë, por duke trajtuar shkaqet që i kanë prodhuar ato. Sipas saj, institucionet dhe forcat politike duhet...