Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë
Ish-punonjësi i reperit Eminem, Joseph Strange, ka pranuar fajësinë për shkeljen e të drejtave të autorit, pasi kopjoi dhe shiti pa leje këngë të papublikuara të artistit, duke përfituar rreth 50 mijë dollarë. Sipas Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, Strange, 48 vjeç, kishte punuar në studion muzikore të reperit në Michigan nga viti 2007 deri në vitin 2021. Gjatë kësaj periudhe, ai kishte akses në disqe të mbrojtura me fjalëkalim, ku ruheshin materiale muzikore që Eminem po përgatiste për publikime të mundshme në të ardhmen. Hetimet zbuluan se Strange kishte kopjuar të paktën 10 skedarë muzikorë pa autorizim dhe, gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit 2024, ua kishte shitur blerësve në internet. Materialet përfunduan më pas në platformat publike të transmetimit muzikor, pa dijeninë...
Burimi:
javanews.al