Ish-diplomati amerikan pas dënimit të krerëve të UÇK-së: U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë
Ish-diplomati amerikan Filip Riker është shprehur i befasuar nga dënimet e dhëna ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Riker tha se dënimet janë pjesë e një procesi gjyqësor që tashmë hyn në fazën e apelimit dhe se rezultati përfundimtar duhet të pritet. Ai theksoi se rasti lidhet me përgjegjësi individuale dhe jo kolektive, duke bërë thirrje që reagimet ndaj vendimit të mos shndërrohen në dhunë. Sipas ish-diplomatit amerikan, rajoni ka përjetuar mjaft dhunë dhe tashmë nevojitet një rrugë drejt stabilitetit dhe bashkëpunimit. Riker u ndal edhe te dialogu Kosovë-Serbi, duke vlerësuar se gjatë më shumë se një dekade nuk është shënuar përparim i mjaftueshëm. Ai u bëri thirrje liderëve të rajonit të ruajnë qetësinë, të lënë procesin e apelimit të vijojë...
Burimi:
ntv.al