Isabel Allende fiton çmimin 1 milion euro me një emër të rremë: “Është si të fitosh Nobelin”

Isabel Allende fiton çmimin 1 milion euro me një emër të rremë: “Është si të fitosh Nobelin”

Shkrimtarja e njohur kiliano-amerikane Isabel Allende ka fituar çmimin prestigjioz spanjoll Premio Planeta, me vlerë 1 milion euro, duke konkurruar me një pseudonim. Në moshën 84-vjeçare, autorja e romanit të famshëm “Shtëpia e shpirtrave” është vlerësuar për vazhdimin e kësaj vepre, të botuar për herë të parë në vitin 1982. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Barcelonë, Allende e krahasoi fitoren me marrjen e çmimit Nobel. Isabel Allende është shpallur fituese e edicionit të 75-të të Premio Planeta, një prej çmimeve letrare me shpërblimin më të lartë financiar në botë. Shkrimtarja fitoi me romanin La hora antes del alba(“Ora para agimit”), i cili rikthen personazhet e veprës së saj të parë, Shtëpia e shpirtrave, 44 vjet pas botimit të saj. Romani i vitit 1982, që e...