Irini Qirjako në krah të studentëve në protestë: Më flet shpirti

Irini Qirjako në krah të studentëve në protestë: Më flet shpirti

irini qirjako TIRANË- Këngëtarja e njohur Irini Qirjako i është bashkuar sot protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit duke zgjedhur të jetë mes të rinjve në ditën e 12-të të protestave. Artistja Qirjako është shfaqur në krah të studentëve duke shprehur mbështetjen e saj për kauzën e tyre dhe për zërin e të rinjve që prej ditësh protestojnë në Tiranë. E pyetur për praninë e saj në protestë këngëtarja e njohur Irini Qirjako u shpreh shkurtimish se asaj i flet shpirti. Me këtë mesazh Qirjako iu bashkua zërave të qytetarëve, pedagogëve, mjekëve dhe artistëve që kanë shprehur solidaritet me studentët gjatë protestave. Studentët vijojnë prej ditësh mobilizimin e tyre, ndërsa protesta e sotme është kthyer në një tubim më të gjerë, ku krahas të rinjve...