Iraola: I lumtur për ardhjen e Barcola, mund të debutojë që këtë javë me Liverpool

Iraola: I lumtur për ardhjen e Barcola, mund të debutojë që këtë javë me Liverpool

3 Shtator 2026 14:00 Telesport Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, foli për mediat në prag të ndeshjes që “red” do të luajnë në fushën e Ipswich, e vlefshme për javën e tretë në Premier League. Komenti i parë ishte për blerjen më të fundit, Bradley Barcola. “Jemi shumë të lumtur me Bradley. Ai ishte përparësia jonë: të nënshkruanim një lojtar shumë të mirë në atë pozicion. Ai ka ardhur me mentalitetin e duhur. Më pëlqen që ai e donte shumë Liverpool, ai thjesht donte të vinte këtu. Ky është një shenjë e parë e mirë”, tha trajneri spanjoll. Më tej, Iraola shtoi: “Duke qenë lojtari që është dhe gjërat që ka fituar së fundmi, ai ka ardhur me gatishmërinë për të na ndihmuar. Jam shumë i...