Irani sulmon dronin detar amerikan në Ngushticën e Hormuzit
Irani tha të dielën se forcat e tij sulmuan një dron detar amerikan që po përpiqej të hynte në Ngushticën e Hormuzit, disa orë pasi shënjestruan anije në kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane ndaj tri cisternave të naftës. Rundi i fundit i përplasjeve, i cili nisi me sulmet amerikane javën e kaluar, vjen në një kohë kur lufta gjashtëmujore mes tyre Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka hyrë në një ngërç. Irani ka ruajtur kontrollin mbi Ngushticën strategjike të Hormuzit, ndërsa Uashingtoni vazhdon bllokadën detare ndaj porteve iraniane. Uashingtoni po synon po ashtu që të godasë ekonominë iraniane, duke vendosur sanksione ndaj subjekteve që kanë lidhje financiare me Republikën Islamike, në përpjekje për ta detyruar atë të nënshtrohet. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), thanë të...
Burimi:
syri.net