Interi vendos rekord financiar; 518 milionë euro të ardhura dhe 22.7 milionë euro fitim
25 Shtator 2026 10:10 Alfred Lleshi Bordi drejtues i Interit ka miratuar bilancin për sezonin 2025/26, me 518 milionë euro të ardhura, shifra e dytë më e lartë në historinë e klubit, pas rekordit prej 567 milionë eurosh të sezonit të kaluar. Klubi zikaltër e mbylli vitin me 22.7 milionë euro fitim neto, falë konsolidimit të të ardhurave dhe uljes së kostove të prodhimit me rreth 20 milionë euro (-4%). Të ardhurat komerciale u rritën me 7%, kryesisht falë “merchandising”-ut dhe partneritetit me “Fanatics”, ndërsa të ardhurat nga tregtimi i lojtarëve u rritën me 11 milionë euro. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte ulja me rreth 50% e kostove financiare, ose 19 milionë euro, pas rifinancimit të përfunduar në fund të sezonit të kaluar. “Patrimonio”...
Burimi:
telesport.al