Inter mbyll llogaritë me Parmën që në pjesën e parë. Zikaltrit nuk kursehen aspak (video)

Inter mbyll llogaritë me Parmën që në pjesën e parë. Zikaltrit nuk kursehen aspak (video)

10 Tetor 2026 18:50 Telesport Inter është duke udhëhequr 2-0 ndaj Parmës, pas 45 minutave të para në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A. Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të, ku pas një gafë të Eduardo Corvi-t, portierit të Parmës, Petar Sucic, përfitoi më së miri dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme brenda zonës. Në minutën e 17-të, Francesco Pio Esposito fiton penallti, pasi pengohet në zonë nga mbrojtësi kundërshtar. Godet Hakan Calhanoglu, topi përfundon në rrjetë, edhe pse Corvi kuptoi krahun. Në minutën e 30-të, Inter trefishon shifrat me Marcus Thuram. Francezi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Henrikh Mkhitaryan. SHIKOGOLAT