“Inter i fortë, nuk u tremb nga Reali”, Seedorf vlerëson zikaltërit

“Inter i fortë, nuk u tremb nga Reali”, Seedorf vlerëson zikaltërit

Clarence Seedorf, ish-mesfushori i Interit dhe Real Madridit, ka vlerësuar në mënyrë të veçantë paraqitjen e zikaltërve në sfidën e mbrëmshme ndaj madrilenëve. Në një intervistë, holandezi e cilësoi ndeshjen si një spektakël të vërtetë të futbollit europian, duke veçuar sidomos paraqitjen taktike të Interit. “Ky ishte futboll i vërtetë i Champions League. E shijova çdo moment të ndeshjes. Interi ishte i jashtëzakonshëm”, u shpreh Seedorf. Ish-futbollisti theksoi se skuadra italiane i impresionoi veçanërisht për mënyrën se si e menaxhoi lojën dhe kontrolloi hapësirat. “Interi, nga ana taktike, është një nga skuadrat më të mira që kam parë këtë sezon. Mënyra se si e mbajti topin, si e lëvizi Real Madridin dhe si gjeti hapësirat, tregonte qartë se çfarë donte të bënte në fushë”, deklaroi...