Inteligjenca artificiale vë në pikëpyetje besimin te çmimet letrare

Inteligjenca artificiale vë në pikëpyetje besimin te çmimet letrare

Debati mbi kufijtë mes krijimtarisë njerëzore dhe inteligjencës artificiale po depërton gjithnjë e më shumë në botën e letërsisë. Këtë herë, në qendër të vëmendjes është çmimi Caine për Letërsinë Afrikane, pasi tregimi fitues i këtij viti, “The Blue Fighter”, i autorit Simbarashe Steyn Kundizeza, dyshohet se është krijuar pothuajse tërësisht me ndihmën e inteligjencës artificiale. Dyshimet u publikuan nga revista amerikane The Atlantic, e cila iu referua analizës së mjetit zbulues Pangram. Sipas kompanisë që e zhvillon atë, sistemi ka një shkallë shumë të ulët të identifikimit të gabuar të teksteve të shkruara nga njerëzit. Megjithatë, rezultatet e një mjeti të tillë nuk përbëjnë, në vetvete, provë përfundimtare se një vepër është prodhuar nga inteligjenca artificiale. Organizatorët e çmimit kanë nisur një hetim për...